Aksidentohet me motor bashkëshorti i Ejlylit
Këngëtari turk Can Bonomo, bashkëshorti i aktores së famshme Oyku Karayel, ka pësuar një aksident të rëndë me motor ditën e hënë.
Sipas medias turke, 31-vjeçari u rrëzua me motorin e tij pasi u përplas me derën e taksie të hapur në mënyrë të pakujdesshme nga klienti. Si pasojë e përplasjes së fortë dhe rrëzimit në asfalt, Bonomo ka thyer klavikulat dhe disa brinjë. Këngëtari u dërgua në një spital privat në Sisli të Stambollit, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Momenti i aksidentit ndërkohë është filmuar sekondë pas sekonde nga kamerat e sigurisë. Pak më shumë se dy muaj më parë, Bonomo u kurorëzua në martesë me aktoren Karayel, e cila në Shqipëri njihet për rolin e Ejlylit në serialin “Rrrahje Zemre”, apo të Xhemresë në serialin “Kuzey Guney”. /tvklan.al