13% e popullsisë shqiptare e moshuar
Prej kohësh ekspertët kanë sinjalizuar se popullsia shqiptare po plaket. Personat mbi 65 vjeç përbëjnë 13% të saj. Për ekspertët, moshimi është një sfidë e re, ende e panjohur.
“Po fillojnë të shfaqen në horizont disa elemente të krizës demografike. Unë vërej se politikat po ndryshojnë, por megjithatë duhet më shumë guxim. Po flasim për moshën e katërt në Shqipëri. Tradita e shërbimeve shëndetësore shqiptare është shumë e vogël në këtë drejtim, për fat të keq nuk kemi nga e shkuara traditë shërbimesh për të moshuarit”.
Shoqatat e të moshuarve ngrenë një sërë shqetësimesh. Pas kërkesave për rritje te pensioneve, ata i kanë propozuar qeverisë vendosjen e shërbimit të asistencës në shtëpi për të moshuarit që nuk kanë mundësi të lëvizin.
“Janë gjithsesj 92 mijë veta të vetmuar. 5% janë tërësisht të izoluar. Të mbulojnë të paktën kujdestarët për këto shërbime. Të ketë sa pensioni social, 10 mijë Lekë të reja”.
Në vendin tonë numërohen rreth 300 mijë të moshuar në total.
Tv Klan