Trump akuzon Kinën për ndërhyrje në zgjedhje
Në të parën mbledhje të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të drejtuar prej tij, Presidenti amerikan Donald Trump akuzoi Kinën se po përpiqet të ushtrojë ndikim në rezultatin e zgjedhjeve të pjesshme të 6 Nëntorit për kongresin amerikan.
“Kina ka bërë përpjekje për të ndërhyrë në zgjedhjet e ardhshme të nëntorit, kundër administratës time. Ata nuk më duan mua që të fitoj sepse jam i pari president që kam sfiduar Kinën si asnjëherë më parë në çështjet tregtare. Në tregti po fitojmë, sikurse në çdo nivel.”
Shefi i Shtëpisë së Bardhë nuk përmendi raste konkrete të tentativave të ndërhyrjes kineze. Akuzat i mohoi ministri i Jashtëm kinez.
“Nuk kemi ndërhyrë dhe as nuk do të ndërhyjmë në punët e brendshme të ndonjë vendi dhe nuk pranojmë akuza të pabaza kundër Kinës.”
Kohët e fundit, shefi i zbulimit amerikan Den Kouts tha se ishte konstatuar rritje e e paprecendentë e sulmeve kibernetike kineze ndaj Shteteve të Bashkuara.
Tv Klan