Protestë në konferencën Merkel-Erdogan
Shkelja e të drejtave të njeriut dhe liria e shtypit ishin shqetësimet kryesore ku u fokusua takimi mes kancelares gjermane Angela Merkel dhe presidentit turk Recep Tayyip Erdogan.
Vizita u zhvillua në një klimë tensioni, pasi presidenti turk kishte paralajmëruar se do t’a anulonte atë nëse nuk garantohej se në konferencën për shtyp nuk do të ishte i pranishëm Can Dundar, një gazetar turk që ka fituar azil në Gjermani pasi në Turqi ka urdhërarrest ndaj tij, pasi akuzohet terrorizëm.
Megjithatë një formë proteste u shfaq gjatë konferencës për shtyp, kur një gazetar turk që jeton në Hodhi parulla për lirinë e shtypit.
Marrëdhëniet mes Turqisë dhe Gjermanisë janë tensionuar që pas grushtit të dështuar të shtetit të 1 Korrikut 2016. Perëndimi akuzon Erdoganin se shfrytëzoi grushtin e dështuar të shtetit për të grumbulluar më tepër pushtet rreth vetes, duke arrestuar gjyqtarë, ushtarakëve gazetarë me pretekstin se bashkëpunojnë me klerikun në arrati Fetullah Gylen.
Tv Klan