Lihet në burg drejtori i Hipotekës
Dy orë e 30 minuta zgjati seanca e masës së sigurisë ndaj ish-drejtorit të Hipotekës në Shkodër, Zamir Lekaj dhe ish-juristes së kësaj zyre Frida Mirashi.
Prokuroria paraqiti fakte e prova të cilat sipas saj e implikojnë ish-drejtorin Leka në kryerjen e regjistrimit të pronave kundrejt pagesës prej 5 mijë Eurosh në bashkëpunim me juristen Frida Mirashi.
Të dy zyrtarët hodhën poshtë akuzat, por Gjykata vendosi që Lekaj të lihet në arrest me burg, ndërsa Marashi në arrest shtëpie.
Tv Klan