Në gjykatë 21-vjeçari që vrau gjyshen
Redmond Gruda doli këtë të shtunë para gjykatës së Durrësit për t’u njohur me masën e sigurisë.
21-vjeçari, i cili të enjten vrau me thikë gjyshen e tij Floresha Shkurti u la në arrest me burg. Në gjykatë i riu u shfaq i penduar për krimin.
81-vjeçarja u gjet e vrarë në shtëpinë e saj, në lagjen nr 16 të Durrësit. 21-vjeçari njihej në zonë si përdorues droge dhe dyshohet se ka qenë nën efektin e saj kur ndodhi ngjarja e rëndë.
Gruda jetonte sëbashku me të ëmën dhe gjyshen e tij, ndërsa babai mësohet se i kishte vdekur disa vite më parë.
/tvklan.al