Veliaj takohet me senatorin italian
Rritja e bashkëpunimit mes Italisë dhe Shqipërisë ishte pika kyçe e bisedës mes Kryebashkiakut Veliaj dhe Senatorin italian, Luciano D’Alfonso, gjatë takimit që u zhvillua në Tiranë.
“
Jam shumë i kënaqur që gjendem sërish në qytetin e Tiranës, i cili për mua përfaqëson një pikë referimi jo vetëm kombëtare, por edhe ndërkombëtare për qeverisjen e mirë”. Këtu gjen shumë projekte investimi nga sipërmarrës italianë. E gjithë kjo i shkon si meritë atij që sot është në qeverinë qendrore, Edi Ramës, por është edhe meritë e atij që është në qeverisjen lokale. Shoh se ju keni kapacitetin për identifikimin e pritshmërive të qytetarëve, të sipërmarrësve dhe keni ndërtuar një qytet që ecën me shpejtësinë e Europën”.
Kryebashkiaku Veliaj bëri një paraqitje të transformimit të Tiranës, ndërsa shprehu optimizmin për avancimin e mëtejshëm të bashkëpunimit.
“
Është një moment special për marrëdhëniet midis Shqipërisë dhe Italisë. Mezi pres gjithashtu që investimet abruceze në Tiranë apo në Shqipëri, ato që janë biseduar edhe me kryeministrin edhe me Bashkinë, të mund të ecin përpara”.
Luciano D’Alfonso me herët ka ushtruar detyrën e Presidentit të Rajonit të Abruzos dhe atë të kryetarit të Bashkisë së Peskarës, ku jeton një komunitet i madh shqiptarësh.
Tv Klan