Referendumi në Maqedoni, Presidenti Meta: Qytetarët të votojnë masivisht
Presidenti Ilir Meta u ka bërë thirrje qytetarëve në Maqedoni, sidomos shqiptarëve, që të dalin sa më shumë për të votuar në referendumin e sot.
Në një postim në rrjetet sociale, Presidenti Meta thekson se vota pro ndryshimit të emrit do të jetë një votim historik.
“Sot, qytetarët e Maqedonisë janë thirrur të vendosin për të ardhmen e tyre. Pjesëmarrja sa më e madhe e tyre në referendum është vendimi i duhur, i mençur dhe i përgjegjshëm në këtë ditë historike për ta.
Shqiptarët e Maqedonisë kanë sot sërish mundësinë të tregojnë përkatësinë e tyre euro-atlantike jo vetëm duke votuar qartësisht PRO, por sidomos duke marrë pjesë masivisht në këtë votim historik për të ardhmen e Maqedonisë”
, shprehet kreu i Republikës së Shqipërisë.
Kutitë e votimit në Maqedoni mbyllen në orën 19:00 Në referendum votohet pro apo kundër ndryshimit të emrit pas marrëveshjes së arritur me Greqinë. Gjatë paradites, pjesëmarrja në referendum ka qenë e ulët. /
tvklan.al