Arrestimi i djalit të deputetit, reagon Rama: Ne mbështesim drejtësinë
Pas arrestimit të Rexhep Rrajës, djalit të deputetit socialist Rrahman Rraja, ka reaguar Kryeministri Edi Rama, i cili ka bërë thirrje që hetimet të vazhdojnë.
Në një postim në rrjetet sociale, Kryeministri thotë se qeveria mbështet drejtësinë në mënyrë të barabartë, edhe kur bëhet fjalë për djalin e një deputeti të Partisë Socialiste.
Kreu i qeverisë nuk kursen as kritikat për qeverinë paraardhëse, të cilën e akuzon se sot në opozitë po përdor për politike vajzën e dhunuar.
“Ndryshe nga ata që dje u bënë mburojë e të kërkuarve nga drejtësia duke i hapur luftë prokurorisë dhe sot po ridhunojnë vajzën për politikë,ne mbështesim drejtësinë e barabartë për të gjithë gjithmonë. Inkurajoj prokurorinë të mos ndalet deri në fund”
.
Ndryshe nga ata që dje u bënë mburojë e të kërkuarve nga drejtësia duke i hapur luftë prokurorisë dhe sot po ridhunojnë vajzën për politikë,ne mbështesim drejtësinë e barabartë për të gjithë gjithmonë.Inkurajoj prokurorinë të mos ndalet deri në fund👊 #eGjithëVëmendjapërVajzën
— Edi Rama (@ediramaal) September 30, 2018
Rexhep Rraja u arrestua nga policia pasi Gjykata e Krujës vendosi arrest me burg për ushtrim dhune ndaj 25-vjeçares Xhisila Maloku. /
tvklan.al