300 vizita në ditë në Urgjencën e Pediatrisë
Ndryshimi i temperaturave ka sjellë fluks në urgjencën pediatrike në Tiranë. Rënia e tyre në fillim jave me 10 gradë, si dhe luhatjet e ditëve të fundit kanë bërë që rreth 300 fëmijë në ditë kërkojnë ndihmën e mjekëve.
Mjekët rekomandojnë që për të shmangur fluksin në urgjencën e pediatrisë, prindërit t’u drejtohen mjekëve të poliklinikës.
Siaps bluzave të bardha, prej dy javësh në vendin tonë po qarkullon viroza që k prekur edhe të rritur, jo vetëm fëmijët. Për më të vegjëlit, mjekët rekomandojnë përdorimin e sa më shumë lëngjeve dhe frutave të pasura me vitamina.
Tv Klan