Opozita kërkon dorëheqjen e kryeministrit Zaev


Opozita kërkon dorëheqjen e kryeministrit Zaev

22:32 30/09/2018

Qindra mbështetës të opozitës u mblodhën përpara parlamentit natën e të dielës, pas mbylljes së kutive të votimit të referendumit për marrëveshjen me Greqinë.

Me këngë patriotike, ata protestuan kundër qeverisë duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Zoran Zaev por edhe festuan njëkohësisht atë që ata e konsiderojnë fitore të kauzës së tyre “kundër” marrëveshjes që përcakton emrin e ri shtetëror “Republika e Maqedonisë Veriore”.

Kutitë e votimit u mbyllën në orën 19.00. Shifrat e Komisionit qëndror të zgjedhjeve tregojnë se pas numërimit të pjesës më të madhe të fletëve të votimit, mbi 91% e pjesëmarrësve në referendum mbështetën marrëveshjen me Greqinë, kundrejt rreth 6% të tyre që e kundërshtuan.

Pjesëmarrja arriti në rreth 36%, shumë larg kuorumit të nevojshëm prej më shumë se 50% që e bën rezultatin e referendumit të vlefshëm.

Pyetja që iu shtrua votuesve në referendum ishte nëse ata e mbështesin antarësimin e Maqedonisë në NATO e Bashkim Europian pwrmes marrëveshjes me Greqinë për emrin e ri shtetëror.

Tv Klan





Të ngjashme