Xhisiela Maloku merret në mbrojtje nga policia
Një ditë pas arrestimit të djalit të deputetit, Rrahman Rraja, Xhisiela Maloku është marrë në mbrojte nga policia.
Maloku është dhunuar nga Rexhep Rraja, djalit i deputetitt të PS-së.
I riu akuzohet për ushtrim dhune dhe përndjekje të ish-të dashurës së tij, 25-vjeçares Xhisiela Maloku. Kjo lëvizje e organit të akuzës erdhi menjëherë pas marrjes së akt ekspertimit mjeko-ligjor i cili vërtetoi pretendimet e vajzës të bëra në padinë e parë. Sipas këtij akt ekspertimi Maloku ishte goditur me qytën e pistoletës në trup, si dhe ishte djegur me cigare nga Rraja.
/tvklan.al