“Xhisiela”, Rama sulmon opozitën: Të paudhë, mjerë kush ju beson
Kryeministri Edi Rama ka ironizuar Partinë Demokratike për deklaratat e bëra ndaj rastit të Xhisiela Malokut dhe Rexhep Rrajës, djalit të deputetit socialist Rrahman Rraja.
Në një postim në rrjetet sociale, Kryeministri Rama akuzon opozitën se po e përdor vajzën si "mish për top"."Arrestim fasadë"! Ja dhe një prurje e re e jashtënxjerrjes politike mbi vajzën e kthyer në mish për topat e dëshpërimit opozitar! Domethënës sulmi ndaj prokurorisë: Gratë prokurore s'janë as gra, as nëna, as vajza po bashkëpunëtore të krimit. Mjerë kush i beson këta të paudhë",
shkruan Kryeministri Edi Rama në rrjetet sociale. "Arrestim fasadë"!Ja dhe një prurje e re e jashtënxjerrjes politike mbi vajzën e kthyer në mish për topat e dëshpërimit opozitar! Domethënës sulmi ndaj prokurorisë: Gratë prokurore s'janë as gra, as nëna, as vajza po bashkëpunëtore të krimit👺Mjerë kush i beson këta të paudhë🤡— Edi Rama (@ediramaal) October 1, 2018Pasditen e sotme ka pasur një protestë para kryeministrisë të disa shoqatave jo-qeveritare dhe organizatave për mbrojtjen e të drejtave të grave dhe deputete të opozitës. Ato akuzuan qeverinë për mënyrën si u trajtua çështja e Xhisiela Malokut nga policia dhe organet shtetërore.
/tvklan.al