Kërcënojnë me armë 17-vjeçarin, ndalohen dy persona


Kërcënojnë me armë 17-vjeçarin, ndalohen dy persona

10:00 02/10/2018

Një adoleshent është kërcënuar me armë zjarri nga dy persona, të cilët janë ndaluar nga policia. Ngjarja ka ndodhur në Shijak ditën e djeshme. Ata janë Domeniko Ceni 21 vjeç dhe Isuf Drenova 19 vjeç.

Sipas policisë, dy të ndaluarit kanosën me automatik 17-vjeçarin me iniciale A.V. për motive të dobëta. Për këtë ngjarje është proceduar në gjendje të lirë edhe një 24-vjeçar me iniciale A.N., i cili ka pasur dijeni për rastin dhe nuk e ka denoncuar në polici. Pas hetimeve, uniformat blu kanë sekuestruar 2 armë zjarri automatik model 56.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprat penale " Kanosja"dhe "Prodhimi dhe mbajtja la leje e armëve luftarake" në bashkëpunim. /

tvklan.al






Të ngjashme