![](https://i0.wp.com/prova.tvklan.al/wp-content/uploads/2018/10/4682862-0-image-a-17_1538429427153.jpg?fit=634%2C476&ssl=1)
“Do më marrë malli për mamin”, tmerret e fëmijëve nga lufta
Qindra refugjatë sirianë janë larguar një ditë më parë nga kampet e improvizuara për të shkuar nëpër banesat e tyre. Në mesin e të zhvendosurve janë edhe shumë fëmijë. Disa prej tyre kanë lindur pikërisht në këto kampe për shkak të luftës civile që zhvillohet në Siri.
Një prej fëmijëve, Nouga Bo Ali Haj 14 vjeç, tha se po kthehej nga një kamp së bashku me babain, por jo me nënën e saj, e cila po pret ende miratimin për t'u zhvendosur. E pyetur përse po qantë, ajo tha:"Do të më marrë malli për nënën time".
![](https://tvklan.al/wp-content/uploads/2018/10/4682860-0-image-a-18_1538429430629.jpg)
/tvklan.al