“Putin për çdo stinë”


“Putin për çdo stinë”

08:32 04/10/2018

Muajt, stinët, madje i gjithë viti është i Vladimir Putinit, në kalendarin e ri që ka dalë në shitje në gjithë Rusinë.

Kalendari Putin 2019 përmban në çdo muaj, foto nga aktivitetet zyrtare dhe ato të kohës së lirë të Presidentit rus.  Udhëtimi me kuaj në natyrë me foto ku Putin ekspozon muskujt simbolizon tetorin, ajo me një këlysh tigri ku shefi i Kremlinit tregon pasionin pas kafshëve të egra është imazhi i shtatorit,  ndërsa mundjet e krahut me vajza i takojnë muajit shkurt.

Sipas analistëve, kalendari synon të paraqesë shefin e Kremlinit jo vetëm si një burrë të fortë shteti, por edhe anën e tij si njeri i mëshirshëm dhe popullor.

Prej disa vitesh, fotot e Presidentit rus publikohen në kalendarë. Ky i sivjetmi – sipas mediave ruse – ka tërhequr mjaft blerës. Shitet e dhe online për 10 deri 20 dollarë, por ky shitës ka njoftuar se nuk ka më kalendarë në dispozicion nga kërkesa e lartë.

Tv Klan






Të ngjashme