
Me helikopter drejt Tiranës
Emisioni “Rudina” ka trajtuar në puntatën e sotme një histori nga ato të cilat nuk është lehtë të harrohen.
Bëhet fjalë për historinë e një 25-vjeçareje nga Dibra, Dafina Kadriu, e cila teksa ishte në muajin e 8 të shtatzënisë kaloi një hemoragji të rëndë, çka rrezikoi seriozisht jetën e saj dhe të bebes.
Por ndërhyrja në kohë për ta sjallë me helikopter në Tiranë për një ndërhyrje më të specializuar nga mjekët e Maternitetit “Mbreteresha Geraldinë”, bënë që ajo sëbashku me foshnjen të shpëtojë. Sot Dafina mban në krahë vajzën e saj teksa e përshkruan si lumturinë më të madhe.
https://youtu.be/5pQpAfgbYZE?t=43s
“Në muajin e 8-të më erdhën dhimbjet e parakohshme. Në spitalin e Peshkopisë më mbajtën vetëm një ditë për shkak të kushteve dhe më nisën me helikopter për Tiranë dhe këtu më shkoi gjithçka mirë. Kam qenë shumë e sikletosur, s’dija si do të shkonin gjërat. Por sot ndjej një kënaqësi shumë të madhe, nuk mund ta besoj”
, tha Dafina.
/tvklan.al