Çani surprizon live Robert Berishën, i sjell në studio “Tunën”
Disa muaj më parë bëri bujë në rrjetet sociale konflikti familjar ndërmjet dy kunatave Nora Istrefi dhe Tuna. Ishte Robert Berisha, bashkëshorti i Norës, i cili pranoi publikisht se marrëdhëniet mes dy familjeve nuk ishin të mira edhe pse më vëllain e tij Patrisin takohej shpesh.
Sot i ftuar në emisionin “Zonë e Lirë” drejtuesi Arian Çani ka surprizuar Berishën teksa ftoi në studio një këngëtare, e cila kishte ngjashmëri të madhe me kunatën e tij Tuna. Fillimisht Roberti është habitur, por më pas kuptoi se ishte këngëtarja Albulena Ukaj.
Arian Çani:
S’mund ta lija Robertin pa një surprizë, se Enedës s’kam çfarë t’i bëj se është gocë. Robert t’i duhet ta mbash veten plak, duhet të jesh i ftohtë. Fillon frymëmarrja vështirësohet pak, por sado që të kesh emocione pulsi jot nuk rritet më shumë se 57, e di këtë se edhe unë bëj vrap. Ftoj në studio Tunën. Çfarë do t’i thuash Robertit sonte? Vetëm mbaje mikrofonin drejt.
Robert Berisha:
S’ka faj se nuk është mësuar të këndojë live, këndon playback.
Albulena Ukaj:
Fillimisht desha ta përshëndes Robertin dhe të gjithë teleshikuesit e emisionit tuaj. Unë jam Albulena Ukaj.
Arian Çani:
Mos na iku surpriza
.
/tvklan.al