Të famshmit që u bënë prindër gjatë 2018-ës (Video)


Të famshmit që u bënë prindër gjatë 2018-ës (Video)

18:54 06/10/2018

Ky ka qenë viti i shtatzënive në Hollywood dhe emisioni” “Jo vetëm modë” na tregon se cilët janë prindërit e famshëm që tashmë janë lumturuar me ardhjen në jetë të një foshnje.

Ndër më të përfolurat ka qenë shtatzania e aktores 43-vjeçare Eva Longoria. Lajmi i bukur erdhi vetëm një vit pas dasmës me presidentin e rrjetit mediatik Televisa, Jose Baston dhe më 19 Qershor ish-shtëpiakja e dëshpëruar u bë nënë për herë të parë.

https://youtu.be/qFDPegwzRyk?t=37m48s

Mëmësia nuk ka moshë dhe nëse ka nga ato që nuk e besojnë ju kujtojmë se Brigitte Nielson u bë mama për herë të pestë në moshën 54-vjeçare. Ajo solli në jetë vajzën e saj të parë pas katër djemve, më i madhi prej të cilëve 34 vjeç. Ajo është fryt i martesës së saj të pestë.

Jordin Sparks ishte po ashtu një nga personazhet VIP, e cila është bërë nënë për herë të parë më 27 Qershor. Ajo e përshkroi përvojën e saj si aspak të lehtë për shkak të komplikacioneve në lindje.

Reperja Cardi B e cila theu tabutë gjinore me repin e saj, sinqeritetin pa censurë apo edhe sherret e herë pas hershme është bërë nënë për herë të parë në moshën 25-vjeçare.

Aktorja Kate Hudson më 2 Tetor njoftoi ardhjen në jetë të vajzës së saj. Ky është fëmija i tretë për aktoren, e cila ka edhe dy fëmijë të tjerë nga dy martesa të mëparshme.

/tvklan.al






Të ngjashme