“Askush nuk do ta gëzojë pasurinë e vënë me korrupsion me ligjin Antimafia”


“Askush nuk do ta gëzojë pasurinë e vënë me korrupsion me ligjin Antimafia”

09:39 07/10/2018

Verifikimi i tenderave është pjesë e paketës së propozuar nga opozita për çlirimin e ekonomisë nga korrupsioni dhe oligarkia. Në një postim në rrjetet sociale, kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha thotë se, prej ardhjes në pushtet, qeveria e Edi Ramës ka tenderuar 2.7 miliardë euro.

Basha ka publikuar edhe një video ku sipas tij tregohet se abuzimi me tenderat ndahet në 3 zëra kryesorë: 

900 milionë euro ose 1 në 3 tendera zhvillohet pa garë.

753 milionë euro kanë shkuar pēr fasada dhe luks. 

252 milionë euro për klientët, miqtë dhe familjen e Edi Ramës”.

Më pas, Basha rendit 5 prej formave më të përdorura të abuzimit me tenderat, sipas tij, gjatë qeverisjes së Edi Ramës në kēto 5 vjet. 

“Licensim i kompanisë fituese pak ditë përpara tenderit. Kriteret përjashtuese për të favorizuar njē kompani të caktuar. Skualifikimet e padrejta të kompanive. Rregjistrim offshore i kompanive fituese. Propozime të pakërkuara kundër interesit publik”.

Sipas kreut të PD, mesazhi kryesor i paketës kundër korrupsionit dhe oligarkisë, është se ligji i ri antimafia do të bëjë të mundur që askush nuk do ta gëzojë pasurinë e vënë me korrupsion.

/tvklan.al






Të ngjashme