Zbulohet pas 2 mijë vjetësh një thesar i rrallë


Zbulohet pas 2 mijë vjetësh një thesar i rrallë

11:25 07/10/2018

Zbulohet thesari i fundit nga Pompei. Pas 2000 vjetësh ka dalë në dritë “shtëpia e kopshtit të magjepsur”.

“Një dhomë e mrekullueshme dhe enigmatike që tani do të studiohet me thelb nga ekspertët e artit dhe historisë

”, ka shpjeguar për mediat italiane drejtori i Parkut Arkeologjik, Massimo Osanna. Mbetet ende mister për momentin se në pronësi të kujt ishte kjo banesë, që sipas specialistëve, në atë kohë, duhet të ishte shumë e madhe dhe padyshim madhështore.

Në pah aktualisht ka dalë një altar i madh i dedikuar kultit antik pagan të Larëve, që ishin mbrojtësit e shtëpive. Një pikturë murale e jashtëzakonshme, me ngjyrë të kuqe të thellë, tipike e shtëpive pompejane, por edhe atyre romake antike, ku janë pikturuar një çift gjarpërinjsh që për epokën ishin fat ndjellës, një pallua vetmitar, dy bisha të arta në luftë me një derr i egër që personifikon të keqen në botë. Por nuk mungojnë qiej të ndritshëm, zogj në fluturim, një pus, një vaskë e madhe dhe profili i një burri me kokë qeni.

Ky është altari më i madh i gjetur deri më sot nga thesaret e Pompeit, qyteti i artë antik, i cili u themelua nga migrimet e pasardhësve të pellazgëve, dhe që u zhduk në vitin 79 të erës sonë si pasojë e shpërthimit të vullkanit Vezuv, që e mbuloi qytetin me 7 metra llavë.

Klan Plus





Të ngjashme