700 mësues ndihmës në shkolla
Të gjithë nxënësit me aftësi ndryshe, që frekuentojnë shkollat publike në vend, këtë vit asistohen nga mësuesit ndihmës. Bora Ibro është një nga arsimtaret që ndihmon nxënësit e kësaj kategorie në shkollën “Avni Rustemi”.
Dituri natyre ishte lënda që na përkoi të ndiqnim, me nxënësit e klasës së 5, mes të cilëve gjendej dhe një vajzë me aftësi ndryshe.
Ndërsa mësuesja e lendës zhvillonte mësim, detyra e mësuese Borës ishte ta bënte më të lehtë mësimin për nxënësen e saj të veçantë.
Mësuese Bora na tregon se kjo nuk është e vetmja nxënëse. Në të gjithë vendin janë emëruar 700 mësues ndihmës, që u vijnë në ndihmë nxënësve me aftësi ndryshe dhe i ndihmojnë të integrohen në procesin mësimor.
Tv Klan