Partizani kryeson Superligën
Partizani është në krye të klasifikimit të Superligës edhe pas javës së 8. Ekipi i Skënder Gegës mundi Kukësin me rezultatin 1 – 0 në takimin e luajtur të hënën në Elbasan.
Goli u realizua nga Esat Mala në pjesën e parë. Mesfushori nga Kosova shfrytëzoi një pasiguri në mbrojtjen e kuksianëve, duke ccuar në rrjetë një pasim të Jurgen Bardhit.
Partizani pati edhe mundësi të tjera shënimi. Në formë edhe Alban Hoxha. Kapiteni i të kuqve ishte shpëtimtar me pritjet në pjesën e dytë. Me këtë fitore Partizani që mban vendin e parë shkon në kuotën e 19 pikëve, ndërsa Kukësi është i katërti me 13 pikë.
Pas javës së tetë të Superligës i vetmi ekip pa humbje është Laçi. Kurbinasit me fitoren 1 – 0 ndaj Tiranës në Selman Stërmasi u ngjitën në vendin e tretë. Një ecuri e mirë dhe për Skënderbeun që është i dyti, pasi mundi Luftëtarin 2 – 0 në takimin e luajtur të dielën në Gjirokastër.
Tv Klan