Shkon për vizitë tek të afërmit, e përplas për vdekje kamioni

Foto ilustruese

Shkon për vizitë tek të afërmit, e përplas për vdekje kamioni

14:44 09/10/2018

Një këmbësor ka gjetur vdekjen këtë të martë në Tiranë, pasi u përplas nga një kamion. Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 14:16, në rrugën dytësore në Yrshek.

Viktima është 65-vjeçari A. Fuçia, i cili sipas burimeve për

tvklan.al

nuk jetonte në këtë zonë, por kishte shkuar për vizitë tek të afërmit e tij.

Ndërsa në timonin e kamionit ishte një person me iniciale A. Sh., i cili u ndalua nga autoritetet. Në vendin e ngjarjes ndodhet policia, e cila po punon për zbardhjen e rrethanave të këtij aksidenti të rëndë.

/tvklan.al






Të ngjashme