Melania Trump me veshje “raciste” në Afrikë
Ka shkaktuar zemërim dhe polemika veshja e Zonjës së Parë të Shteteve të Bashkuara Melania Trump gjatë udhëtimit të saj në Afrikë. Shumë nuk e kanë pëlqyer kapelen e saj stil kolonial, por nuk ishte i vetmi detaj që është komentuar negativisht.
Zgjedhja e ngjyrës së bardhë është gjykuar si fyerje pasi konsiderohet simbol i kolonizimit në Afrikë.
E njohur tashmë për stilin e saj elegnat të sofistikuar, bashkëshortja e Turmp kësaj here kishte veshur pantallona dhe këmishë të bardhë, kollare të zezë, e xhaketë të lehtë.
Rripi dhe këpucët janë një tjetër detaj që duket se zonja e parë ka dashur t’i përshtatë me kontinentin e natyrës. Por përveçse firmave të ndryshme të mëdha që kritiket i numërojnë, një pjesë e madhe e kanë konsideruar një look racist.
“
Do të doja që njerëzit të merreshin me atë që unë bëj dhe jo me atë që unë vesh
”, – është mbrojtur zonja e parë Trump.
Tv Klan