
Gazetari Mustafa Nano kërkon ndjesë publike: Sjellja ime nuk justifikohet
Gazetari Mustafa Nano ka kërkuar ndjesë publike për sjelljen e tij në emisionin “Opinion” në Tv Klan dy ditë më parë, kur debatoi ashpër me deputetin e PD Ervin Salianji.
Mbrëmjen e sotme në “Opinion”, Nano tha se sjelljen e tij nuk e justifikon asgjë, dhe për këtë arsye i ka kërkuar ndjesë publikut.
“Sjelljen time nuk e justifikon asgjë, as personi që mund të kem përballë që mund të ma heqi petllën. U kërkoj ndjesë të gjithëve, shpresoj të mos përsëritet. Meraku im është nëse këto shumëfishohen si sjellje, terrorizojmë një popullsi të tërë”
, u shpreh gazetari Mustafa Nano.
Ky i fundit debatoi me deputetin Salianji në emisionin e dy ditëve më parë në “Opinion” kur diskutohej për dosjen “Babalja”.
/tvklan.al