Kapet skafi me 300 kg marijuanë
Policia italiane sekuestroi 300 kg marijuanë në një skaf që vinte nga Shqipëria. Në pranga ranë 2 skafistë shqiptarë, emrat e të cilëve nuk bëhen të ditur.
Skafi u pikas pranë brigjeve të Leçes, ndërsa skafistët u ndaluan pas tentativës për t’i shpëtuar policisë, pasi kishin zbarkuar në bregdet.
Vlera e drogës së sekuestruar arrin në rreth 3 milionë euro.
Tv Klan