PD: Shqipëria në duart e krimit
Partia Demokratike akuzoi Ministrin e Brendshëm, Fatmir Xhafaj se e ka vënë policinë në mbrojtje të vëllait të tij, ndërsa vendin e ka zhytur në kriminalitet 24 orët e fundit.
“Në një kohë që policia e Fatmir Xhafajt është ngritur e gjitha në këmbë, për të mbrojtur vëllanë e tij trafikant droge, Shqipëria është zhytur në kaos dhe kriminalitet. Nuk ka kaluar as një javë nga ngjarja e rëndë në ish-bllok, ku bandat u përleshën me armë pak metra larg zyrës së kryeministrit, vetëm gjatë 24 orëve të fundit janë vrarë 5 persona dhe plagosur disa të tjerë”,
tha deputetja Grida Duman ë një dalje për mediat nga selia blu.
“Ndërsa policia është vendosur e gjitha në shërbim të vëllait të Ministrit të Brendshëm, puna e saj është si të fabrikojë prova kundër një gazetari, kundër medias, denoncuesve dhe opozitës. Ministri Fatmir Xhafaj, i kapur mat ndërsa i siguron mbrojtje vëllait të dënuar për trafik ndërkombëtar droge, flet për aksione imagjinare kundër krimit, nxjerr letra me statistika. Ndërkohë krimi godet çdo orë në çdo skaj të Shqipërisë.
”
Tv Klan