Uragani “Leslie” godet Portugalinë
Me erëra të forta me shpejtësi afro 180 km/orë, uragani ‘Leslie’ goditi birirgjet veriore të Portugalisë, duke lënduar 27 persona e duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale.
Pamjet tregojnë qartë shkatërrimet në zonat përreth kryeqytetit Lisbonë, më të goditurat nga uragani.
Mbi 1 mijë pemë u shkulën me rrënjë, duke dëmtuar qindra automjete. Autoritetet urdhëruan mbylljen e përkohshme të disa rrugëve.
Ekipet e emergjencës regjistruar rreth 2 mijë incidente për të cilat u kërkua ndihmë. Forca e uraganit ka rënë, teksa i është drejtuar Spanjës Veriore.
Tv Klan