Debati në Bruksel, Rama publikon mesazhin e zyrtarit të PE
Bojkoti i opozitës ditën e hënë në takimin e komitetit të 13 të MSA-së mes BE-së dhe Shqipërisë në Bruksel nuk është pritur mirë nga ndërkombëtarët.
Kryeministri Edi Rama ka publikuar sot një mesazh që i ka dërguar një mik i Shqipërisë në Parlamentin Europian.
Rama shkruan në Twitter:
“Një mik i Shqipërisë në Parlamentin Europian:I dashur Edi!S’kam dashur kurrë të dëgjoj aq keq sa dëgjova sot për çka kishin bërë kolegët shqiptarë!Është e tmerrshme dhe e padëgjuar nën çatinë e BE-së!Jam pa fjalë dhe uroj të gjeni forca e kurajo për të vijuar punën por me ata…”
Një mik i Shqipërisë në Parlamentin Europian:I dashur Edi!S’kam dashur kurrë të dëgjoj aq keq sa dëgjova sot për çka kishin bërë kolegët shqiptarë!Eshtë e tmerrshme dhe e padëgjuar nën çatinë e BE-së!Jam pa fjalë dhe uroj të gjeni forca e kurajo për të vijuar punën por me ata…
— Edi Rama (@ediramaal) October 16, 2018
Drejtuesja e delegacionit europian, Monika Makovei kritikoi dje përfaqësuesit e opozitës për bojkotin, ndërsa raportuesi për Shqipërinë, Knut Fleckenstein ftoi opozitën të paraqesin prova në prokurori.
/tvklan.al