Inaugurohet Shtegu i Çezarit në Llogara


Inaugurohet Shtegu i Çezarit në Llogara

15:55 16/10/2018

Në ditën ndërkombëtare të ecjes në natyrë është inauguruar Shtegu i Çezarit. Një atraksion i ri turistik që lidh parkun kombëtar të Llogarasë dhe monumentin e Natyrës Delta e Përroit të Palasës.

Ceremonia u zhvillua pranë Green Coast Resort, i cilësuar nga Ministri i Turizmit dhe Mjedisit si një investim supermodern i standardeve europiane.

Blendi Klosi:

“Do të kemi një hotel me 5 yje për të cilat ne po flasim përditë, një nga investimet më të mira të të gjithë zonës së Mesdheut përsa i përket hotelit në cilësinë e tij por po ashtu kemi një bashkërendim ndërmjet këtij investimi dhe sponsorizimit që kompania po bën që së bashku me zonat e mbrojtura të shënjojnë në mënyrë të plotë të gjithë shtegun e Cezarit I cili vjen nga një histori mjëravjecare ku Cezari ka arritur që të kalojë nëpërmjet këtij shtegu për të bërë betejat e tij të famshme me Pompein në Orikum dhe pastaj në zonën e Durrësit”.

Një nga përgjegjësitë kryesore të Projektit Green Coast është mbështetja e zhvillimit ekonomik të zonës, tha menaxherja Jonida Buda.

Jonida Buda, menaxhere e projektit Green Coast:

“Është shumë e rëndësishme pjesa e lidhjes së detit me pjesën e turizmit detar me pjesën e malit, e cila bëhet e mundur nëpërmjet shtegut të Çezarit pasi kjo synon rritjen e sezonit dhe rritjen e punësimit qoftë edhe të zonës por edhe të pjesëmarrjes gjatë gjithë vitit në zonën e Palasës. Vetë Green Coast ka marrë rolin e investitorit strategjik i cili synon rritjen e punësimit në zonë, rritjen e zhvillimit ekonomik, gjë që më parë ka qenë e vështirë dhe vetë zona ka qenë e paaksesueshmë për shkak të infrastrukturës”.

Përfaqësues të zonave të mbrojtura, një grup alpinistesh, ministri Blendi Klosi dhe përfaqësues të Green Coast, projekti më i rëndësishëm i Balfin Group në fushën e turizmit ngjitën Shtegun e Çezarit.

Tv Klan






Të ngjashme