Vijon debati parlamentar për ndryshimet kushtetuese
Në ditën e dytë të punimeve parlamentare, deputetët maqedonas vijojnë debatin për ndryshimet kushtetuese që do t’i mundësonin qeverisë të finalizonte marrëveshjen për emrin me Greqinë. Përballjet mes dy forcave kryesore nuk kanë munguar as në këtë seancë.
Kryeministri Zoran Zaev sqaroi se ftesa e tij një ditë më parë për të falur dhunën e 27 Prillit 2017, nuk duhet të shihet si përpjekje për të ndërhyrë në drejtësi por si nevojë për falje dhe pajtim, për të çuar para proceset integruese të vendit.
Fjalën e kërkoi edhe kreu i opozitës, Kristo Mickoski, por kërkesa e tij u mohua nga kryetari i Parlamentit Talat Xhaferi.
Tv Klan