Italianët të pakënaqur me Europën?
Në ditën që kryeministrja britanike Theresa May do t’i drejtohet Brukselit për t’u ballafaquar me liderët e 27 vendeve anëtarë për negociatat e shkëputjes nga Unioni, BE merr një tjetër goditje nga brenda.
Sipas një raporti të Eurobarometrit, i kryer nga Parlamenti Europian, vetëm 43% e qytetarëve italianë janë pro qëndrimit në BE, ndërsa 32% janë të pavendosur. Bëhet fjalë për numrin më të lartë të të pakënaqurve brenda Bllokut, krahasuar edhe me Britaninë e Madhe që është me një këmbë jashtë tij. Vota e mesatare mes vendeve anëtare është rreth 66% pro Unionit.
Nga ana tjetër italianët janë pro monedhës së përbashkët Euro, me një mbështetje rreth 65%. Fitorja e partive populiste në Itali duket se ka rritur ndjeshëm frymën euroskeptike, çka shqetëson jo pak Brukselin përpara zgjedhjeve të ardhshme të PE, në muajin maj. Përplasja mes qeverisë italiane dhe Komisionit është thelluar pas kritikave që drejtuesit e Bashkimit Europian adresuan në lidhje me buxhetin e Italisë dhe tejkalimin e shpenzimeve.
BE mblidhet këtë të mërkurë në një samit dyditor për të diskutuar Brexitin dhe masat për emigrantët.
Tv Klan