Java e nënte, Tirana zbret në Vlorë
Java e nëntë e Superligës që do të luhet nga e shtuna në të hënë do të mbyllë fazën e parë. Ekipet në këtë mënyrë do të jenë përballur me të gjithë kundërshtarët.
Flamurtari–Tirana, që do të zhvillohet të hënën në Vlorë, shikohet si sfida më tërheqëse. Ardian Mema që në 8 javët e para ishte ndihmës i Ilir Dajës te vlonjatët do të debutojë si trajner i parë te bardheblutë.
Për të afruar sa më shumë tifozë Flamurtari do të lejojë femrat të ndjekin ndeshjen pa pagesë. Java e nëntë do të nisë të shtunën me takimet Laçi–Teuta dhe Kastrioti–Kukësi. Te ekipi i Armando Cungut kërkojnë fitoren e parë pas 2 humbjeve me rivalët direktë Skënderbeun dhe Partizanin.
Të dielën Partizani kryesues do të presë Luftëtarin. Të kuqtë nuk do të kenë kapitenin Alban Hoxha për shkak të një dëmtitmi. Po të dielën Skënderbeu i vendit të dytë do të luajë me Kamzën në Korçë.
Tv Klan