Humb tragjikisht jetën një 18-vjeçar në Itali


Humb tragjikisht jetën një 18-vjeçar në Itali

09:35 22/10/2018

Një adoleshent shqiptar ka humbur tragjikisht jetën në një aksident të ndodhur orët e para të së dielës në Montecatini, Pistoi të Italisë. Ai është Kledis Gixhari, një 18-vjeçar i cili studionte në Empoli.

Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 3 e gjysmë të mëngjesit, kur i riu shqiptar humbi kontrollin e motorit me të cilin lëvizte, në rrethana ende të paqarta dhe u përplas me kangjellat e një banese në rrugën Giuseppe Di Vittorio.

Përplasja ishte mjaft e fortë dhe Gixhari ra me kokë në asfalt. Bashkë me 18-vjeçarin udhëtonte edhe një tjetër djalë, i cili mbeti i plagosur, por pa rrezik për jetën.

Ndërsa për Gixharin, pavarësisht ndërhyrjes së ndihmës së shpejtë, nuk mund të bëhej asgjë. I riu ndërroi jetë në vendin e ngjarjes.

/tvklan.al






Të ngjashme