Alarmi për gjarpërinjtë që nuk mund të neglizhohet
Tre persona janë pickuat nga gjarpërinjtë brenda 4 orësh të dielën në shtetin australian të Viktorias, ndërsa ekspertët paralajmërojnë se moti i ngrohtë në kontinentin e largët vjen me rreziqet e veta.
Mjekët iu përgjigjen edhe një tjetër rasti të dyshuar, por më pas rezultoi se i moshuari nuk ishte pickuar nga gjarpri siç ai dyshonte.
Moti i ngrohtë që ka përfshirë Australinë po nxjerr zvarranikët nga letargjia. Në fillim të muajit Tetor, Departamenti i Ambientit, Tokës, Ujit dhe Planifikimit në Viktoria lëshoi alarmin me një deklaratë duke paralajmëruar banorët se gjarpërinjtë po ashtu “
po shijojnë diellin e pranverës.
” “
Me kohën që po ngrohet, zvarranikët bëhen më aktivë dhe shumë më të dukshëm teksa nisin të dalin nga letargjia dimërore, të shijojnë diellin dhe të kërkojnë ushqim e çiftëzim”, thuhej në deklaratë.
Në paralajmërimin e tyre, autoritetet kujtojnë se shumica e pickimeve vijnë kur njerëzit përpiqen t’i kapin apo vrasin gjarpërinjtë. “
Gjarpërinjtë janë kryesisht të turpshëm dhe preferojnë të qëndrojnë larg njerëzve.
”
Autoritet bëjnë thirrje për kujdes të shtuar në shmangien e zvarranikëve. “
Nëse shikoni një gjarpër, ruani qetësinë dhe largoni të afërmit dhe kafshët shtëpiake.”
Në listën e këshillave të tjera bëjnë pjesë edhe shmangia e tentativave për t’i prekur si dhe pastrimi dhe lëvizja e sendeve rreth e rrotull shtëpisë. /tvklan.al