Flamurtari–Tirana, sfida e trajnerëve


Flamurtari–Tirana, sfida e trajnerëve

17:15 22/10/2018

Në debutimin e tij si trajneri i ri i Tiranës ish zëvendës tekniku i Flamurtarit, Ardian Mema ka disa sfida me të cilat duhet të përballet për 90 minuta.

Mema së pari duhet të justifikojë besimin e dhënë nga presidenti Halili. Mbështetja e tifozërisë nuk do të mungojë, por të gjithë e dinë që ultrasit bardheblu nuk tolerojnë kur bëhet fjalë për lojë dhe rezultate negative. Mbi te gjitha, në detyrën si trajner i parë i një ekipi, Ardian Mema ka sfidën e fitimit të dhomës së zhveshjes. Dhe këtu bëhet fjalë për respektin e lojtarëve që do të përpiqet ta tregojë me vendimet e tij.

Ndeshja në Vlorë, duhet fituar me çdo kusht dhe për këtë trajneri bardheblu ka bërë gati formacionin titullar me modulin 4-4-1-1. Në mbrojtje Doka, Turtulli, Hoxhallari dhe Imami. Mesfusha e përbërë nga Kobina, Maveje, Karabeci dhe Greca. Ndërsa sulmi i është besuar Hasanit dhe Dajës.

Nga ana tjetër trajneri i Flamurtarit është në vështirësi. Ilir Daja, është i zbuluar përballë Memës që i njeh mentalitetin dhe taktikat. Kështu që i takon të ndërtojë një strategji tjetër për të surprizuar ish-zëvendësin e tij.

Vlonjatëve iu duhet fitorja pasi skuadra që u ndërtua për të fituar titullin këtë sezon, nuk po jep rezultatet e pretenduara. 4-3-2-1 është moduli i Flamurtarit me Siljanovski, Pollozhanin, Veliun dhe Mustën në mbrojtje. Batha, Deliaj, Useini në mesfushë. Torassa dhe Alvesh do të shërbejnë për sulmuesin e vetëm Busiç. Ndeshja do të nisë në orën 18:00 në Stadiumin Flamurtari.

Tv Klan






Të ngjashme