Rëndësia e të ushyerit të bebeve me gji (Video)


Rëndësia e të ushyerit të bebeve me gji (Video)

19:15 22/10/2018

Shpesh nënat e reja gjenden përballë dilemave në lidhje me procesin e gjidhënies. Ato ndihen të pasigurta nëse fëmija po ushqehet në mënyrë të duhur apo jo. Po ashtu nënat e reja vihen edhe përballë disa miteve që ndikojnë në shëndetin e bebes së tyre. Për të folur për të gjitha këto si dhe për të sjellë informacion për nënat e reja ishte në studio specialistja e laktacionit, Ticiana Kushi.

https://youtu.be/AobgMgBrtdw?t=56s

Qumështi i gjirit është ushqimi i parë që fëmija merr. Është shumë e rëndësishme që fëmijët të ushqehen me qumësht gjiri dhe arsyet janë të shumta. Ai përmban imunoglobulina që nuk mund të zëvëndësohen nga qumështi artificial. Qumështi i gjirit iu mbron fëmijëve rrugët e frymëmarrjes dhe stomakun. Po ashtu i jep imunitet. Nëse fëmija ushqehet me qumësht gjiri deri në 3 vjet është i mbrojtur në të gjithë sistemin imunitar deri në 27 vjeç”

, tha Kushi.

Lidhur me zëvëndësimin e qumëqshtit të gjirit me atë artificial, ajo tha:

Qumështi artificial mund të dublikojë disa nga përbërësit që ka qumështi i gjirit. Kryesorja është që tek qumështi formulë ne kemi vitaminat, kripërat minerale, hekurin, vitaminën D, por qumështi artificial nuk mund të dublikojë imunoglobulinat të cilat i përmbanë vetëm gjiri i nënës. Do këshilloja që nënat të mos dorëzohen për ti dhënë fëmijëve qumësht gjiri. Nëna mund të ndikohet nga shumë faktorë, aq më tepër që është nën presionin e depresionit pas lindjes dhe ndërhyrjet e të afërmve bëjnë që nëna të keqmenaxhojë situatën. Është e rëndësishme që fëmijët të ushqehen me qumësht gjiri pa caktuar orar, por sa herë fëmija të ketë nevojë për tu ushqyer. Do këshilloja që nënat të mos i ndërpresin fëmijëve në një ditë të caktuar, por ta bëjnë në mënyrë graduale”

.

/tvklan.al






Të ngjashme