Çelet mensa e 7 sociale


Çelet mensa e 7 sociale

14:29 23/10/2018

Kryeqytetit i është shtuar një mensë e re sociale, për të ofruar jo vetëm një vakt ushqim për personat në nevoje, por edhe një sërë aktivitetesh për të kaluar kohen e lirë.  Kryebashkiaku Veliaj, i pranishëm  në inaugurimin e kësaj qendre në Njësinë nr. 7 theksoi rëndësinë që ka ndihma ndaj njerëzve në nevojë.

“Fakti që edhe në vendet më të pasura i kushtohet rëndësi atyre që janë nevojtarë, do të thotë se beteja me varfërinë nuk fitohet as me një ditë, as me një natë, as me një javë, as me një supë: është një betejë konstante dhe unë jam i bindur që betejën e varfërisë në Tiranë ne e luftojmë në mënyrë dinjitoze dhe e fitojmë çdo ditë nga pak”.

Në Tiranë funksionojnë aktualisht 7 mensa sociale që ofrojnë një vakt për personat në pamundësi ekonomike, ndërsa në to mund të marrin shërbim 800 vetë në ditë nga 150 që ishte në 2015.

Tv Klan

 






Të ngjashme