43-vjeçares i vjedhin një shumë të konsiderueshme parash

Foto ilustrim

43-vjeçares i vjedhin një shumë të konsiderueshme parash

20:07 24/10/2018

Persona të paidentifikuar kanë vjedhur një banesë në lagjen Nr.17 të qytetit të Korçës. Pronarja e banesës, 43-vjeçarja me iniciale E.Q. ka bërë denoncim në polici, ku ka deklaruar se në banesë i është vjedhur një shumë e madhe parash.

Sipas saj, ngjarja ka ndodhur rreth orës 15:00. Në vendngjarje shkoi grupi hetimor, i cili nisi hetimet për të zbardhur këtë vjedhje, si dhe për të identifikuar e arrestuar autorin/ët.

/tvklan.al






Të ngjashme