Horoskopi 25 Tetor 2018
Dashi – Mund të keni një objektiv në mendje, por mos u fokusoni vetëm tek ai duke përjashtuar çdo gjë tjetër. Duhet të jeni fleksibël nëse doni t’i shfrytëzoni të gjitha mundësitë që ju dalin përpara.
Demi – E keni të vështirë t’i shprehni ndjenjat tuaja hapur dhe kjo është diçka për të cilën duhet të turpëroheni, pasi të tjerët duan ta dinë sa shumë shqetësoheni për ta. Ndryshoni qëndrim para se të jetë vonë.
Binjakët – Ka rrezik që t’i lini njerëzit të largohen me gjëra të cilat nuk i meritojnë. Mund të duket mundësia më e lehtë për momentin, por do të keni probleme më vonë.
Gaforrja – Kjo është një ndër periudhat më të mira të vitit për ju kështu që mos e ktheni kokën pas. E djeshmja ka kaluar, vetëm e nesërmja ka rëndësi, dhe e nesërmja fillon tani.
Luani – Nëse ka diçka e cila ka shumë rëndësi për ju, duhet t’ua thoni edhe të tjerëve. Mos i mbani fshehur ndjenjat tuaja pasi mund t’ju dëmtojnë në shumë mënyra të cilat nuk i keni menduar. Jeni të hapur rreth ndjenjave dhe besimit tuaj.
Virgjëresha – Dikush ka nevojë për një dorë që ta ndihmojë apo për një sup ku të qajë. Por, sigurohuni që ata e dinë që ndihma juaj të jepet me kushtin që të jenë më të përgjegjshëm në të ardhmen.
Peshorja – Sot keni nevojë të uleni në një cep dhe të mblidhni mendimet. Nuk keni asnjë arsye përse të jeni i shumë i shoqërueshëm çdo ditë. Shijoni kohën nën shoqërinë e vetes.
Akrepi – Ka rrezik që vetëbesimi juaj të rritet tej mase dhe të hiqni sytë nga objektivi. Nuk duhet të bëni gabime trashanike pasi mund ta pësoni keq duke u kthyer shumë pas në kohë.
Shigjetari – Nuk jeni tip shumë emocional, por njerëzve të dashur duhet tua thoni se sa të rëndësishëm janë për ju. Nuk keni pse u flisni për dashuri të përjetshme, por që ndjenjat tuaja për ta janë të sinqerta.
Bricjapi – Nuk mund të jeni më i madhi dhe më i miri i të gjitha kohërave, kështu që edhe nëse ndiheni i demoralizuar sot, mos lejoni që të ndikojë në objektivat tuaja. Merrni kohën tuaj për tu qetësuar.
Ujori – Përse jeni kaq i gatshëm të hidheni në sulm ndaj të tjerëve? Nuk keni asnjë arsye që të zemëroheni me çdo gjë që shkon keq. Ngrihuni mbi diferencat sot dhe trajtojeni jetën si një lojë.
Peshqit – Do të kërkoni që të dëgjoheni sot dhe personat rreth jush duhet t’ju lënë të shpreheni. Nuk ka asnjë dyshim që disa nuk do të bien dakord me mesazhet tuaja, por ajo që nuk mund të mohojnë është pasioni juaj për punën. /tvklan.al