Thaçi: Gjykata Kushtetuese rol të jashtëzakonshëm për drejtësinë
Presidenti i vendit Hashim Thaçi, ka përgëzuar Gjykatën Kushtetuese me rastin e shënimit të vitit të 9-të gjyqësor.
Në fjalën e tij të rastit Presidenti Thaçi ka kërkuar që Gjykata Kushtetuese të vazhdojë të ketë rolin e saj të rëndësishëm në mbrotjejen e rendit dhe Kushtetutës në vend.
“Gjykata Kushtetuese duhet të vazhdojë të luajë rol në mbrojtje të kushtetutës. Duke mbrojtur rendin e Kushtetues ju mbroni themelet e Kosovës dhe shtetin tonë. Barazia para ligjit, mbrojtja e identitetit të qytetarëve janë parimi i drejtësisë sonë.
“Falë punës tuaj Gjykata Kushtetuese, tani funksionon krejtësisht me gjykatës vendorë. Kjo është meritë e punës profesionale dhe përkushtimit tuaj për të mbrojtur ligjin.Uroj të qëndroni si deri më tani të palëkundur” është shprehur Thaçi./Klan Kosova