Tërmeti 6.8 ballë shkund Greqinë
Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 6.8 goditi në orët e para të së premtes, ishullin grek të Zakynthos-it në detin Jon.
Lëkundjet e forta shkaktuan dëme të konsiderueshme materiale, por deri më tani nuk flitet për viktima apo të lënduar.
Në pamjet e publikuara nga mediat greke duken qartë dëmet e tërmetit. Në disa zona rrugët u çanë, ndërsa pati krisje dhe disa ndërtesave.
Lëkundjet e forta u ndjenë edhe në Shqipëri, Itali, Libi e Athinë.
Tv Klan