Të shtunën në “Xing me Ermalin”, Tuna dhe Patrisi i përgjigjen Robert Berishës


Të shtunën në “Xing me Ermalin”, Tuna dhe Patrisi i përgjigjen Robert Berishës

23:35 26/10/2018

“Xing me Ermalin” duket se ka rezervuar surpriza për mbrëmjen e së shtunës. Tuna dhe bashkëshorti i saj Patrisi janë të ftuarit e kësaj të shtune në “Xing me Ermalin” në ekranin e Tv Klan.

Ata do të flasin për familjen e tyre, karrierën personale dhe për atë që më së shumti pret publiku, marrëdhënien e tyre me Robert Berishën dhe bashkëshorten e tij Nora Istrefin. Javën e kaluar, në “Zonë e Lirë” në Tv Klan, Arian Çani përballi live Robert Berishën me “Tunën” për të sqaruar mosmarrëveshjet e tyre. Në fakt, ishte një vajzë tjetër e quajtur Albulena Ukaj, e cila ka ngjashmëri të jashtëzakonshme me Tunën. Mirëpo, marrëdhënia jo e mirë e Tunës me Robertin, vëllain e bashkëshortit të saj, tërheq vazhdimisht vëmendjen e publikut. Tuna dhe Nora, dikur kanë qenë mikesha me njëra-tjetrën, mirëpo tashmë nuk flasin më.

Para disa kohësh, Roberti tha se nuk donte t’ia dinte për Tunën, deklaratë kjo që bëri bujë në botën e showbizit. Tashmë duket se është radha e Tunës për të folur për marrëdhënien e saj me vëllain e bashkëshortit, por edhe me Norën. Me interes pritet edhe ajo që do të thotë Patrisi për vëllain e vet. A do të ndryshojë diçka mes dy familjeve dhe a do të rikthehet miqësia? Na mbetet të presim mbrëmjen e së shtunës për të marrë përgjigjet e shumëpritura, në “Xing me Ermalin” ora 21:40 në ekranin e Tv Klan.

/tvklan.al






Të ngjashme