
Punonjësi i Kryeministrisë raporton te Berisha për ministrin e Brendshëm
Ende pa marrë zyrtarisht detyrën e ministrit të ri të Brendshëm, në adresë të Sandër Lleshit ka mbërritur denoncimi i parë. Ish-Kryeministrit Sali Berisha, në një postim në Facebook, ka publikuar informacione të dërguara nga një punonjës i Kryeministrisë.
Sipas këtij të fundit, Gjenerali Sandër Lleshi merr dy rroga shtetërore, një nga Ministria e Mbrojtjes kurse tjetrën si këshilltar i Kryeministrit.
Denoncimi i ish-Kryeministrit Sali Berisha:
Ministri i ri i Brendshëm, Gjeneral me dy rroga shtetërore! sb
“Mirëmëngjes Doktor, jam punonjës në Kryeministri. Desha t’ju informoj për një skandal të Sandër Lleshit. Ky ishte punonjësi i vetëm që merrte 2 rroga shtetërore çdo muaj, një rrogë e merrte te Ministria Mbrojtjes kurse rrogën tjetër e merrte si këshilltar i KM dhe paratë e marra në abuzim të plotë nuk i ktheu ndonjëherë, përkundrazi kishte hallin që të mos paguante dy herë sigurimet shoqërore. Pra ky njeri tani që bëhet ministër, sa rroga do të marre??!”
/tvklan.al