Përse u përlot nëna e Rejdit? (Video)
Një nga momentet më prekëse gjatë pjesës së parë të “Ka një mesazh për ty”, ishte mesazhi që 4 adoleshentët dhanë për nënat e tyre, veçanërisht ai i Rejdit.
Fjalët e 17-vjeçarit përlotën nënën e tij, zonjën Vera.
“Të falenderoj shumë për të gjitha këto vite që je kujdesur për mua. Dashuria që kam për nënën është e padiskutueshme dhe e kuptoj nga njëra anë merakun që ka për mua. Nuk di çfarë të them tjetër, është diçka që unë nuk e kam provuar akoma për fëmijën tim, nëse do të kem në një të ardhme, ta le të shkojë jashtë kontrollit, ndoshta nga ana jonë është diçka jo e çuditshme, por ndoshta në mendjen e prindërve tanë është diçka e pamundur”.
/tvklan.al