Tjetër test për Merkelin
Kancelarja gjermane Angela Merkel përballet sot me një tjetër test mbështetjeje për qeverinë e saj. Në shtetin federal të Hesenit mbahen zgjedhjet parlamentare rajonale.
Sondazhet parashikojnë një rënie të mbështetjes për partitë e koalicionit qeverisës, Kristiandemokratët dhe Socialdemokratët. Partia e Merkelit mund të pësojë një rënie mbështetjeje me 10% krahasuar me konfigurimin aktual parlamentar.
Surprizë pritet të jenë sërish të gjelbrit që pritet të renditen të dytët me 20% po aq sa socialdemokratët. Të gjelbrit me programin pro-emigrantëve mund të përfshihen në koalicionin qeverisës rajonal.
Tv Klan