“T’u bëftë dita një mijë, moj Nënë Terezë e Shqipërisë”


“T’u bëftë dita një mijë, moj Nënë Terezë e Shqipërisë”

20:04 28/10/2018

Zonja Eni Çobani e ftoi në fund Besnikun që sëbashku me të dhe babain të shkonin bashkë në Bashkinë e Fierit për t’u interesuar për dëmshpërblimin nga përmbytjet.

E emocionuar Çobani i tha Besnikut

“baba nuk gjen dot, se lekët do t’i gjejmë o Besnik. Baba nuk të bëhet më njeri, as leku, as Gjanica”.

Në fund ajo arriti t’i pajtonte palët dhe mes tyre pati edhe një përqafim.

I lumtur për këtë, 77-vjeçari i uroi juristes vetëm mirësi në jetë.

“T’u bëftë dita njëmijë, moj Nënë Terezë e Shqipërisë”

, i tha ai teksa e puthi në ballë.

Ky moment emocionues duket se ka mbetur edhe në mendjen e vetë Çobanit, e cila pas emisionit në një postim në rrjetet sociale, shkruajti:

Unë nuk mund të ndryshoj drejtimin e erës, por mund të rregulloj velat e anijes time, për të arritur gjithmonë në destinacionin e duhur. Nuk jam vetëm e emocionuar, por kjo puthje është për mua nderimi më i madh. Faleminderit nga zemra.”/tvklan.al






Të ngjashme