Flet nëna e Kostandin Kaçifes


Flet nëna e Kostandin Kaçifes

10:23 29/10/2018

E rrënuar nga vdekja e të birit, nëna e Konstandin Kacifës nuk ka mundur të shpjegojë diçka më shumë rreth vrasjes së djalit të saj, përveç lotëve dhe frazave të vajit.

Në fjalët e vetme që ka ajo ka thënë në një lidhje telefonike për televizionin Ant1, dallohet dhimbja por edhe bindja se djalin ja vranë shqiptarët.

“Kostandin trimi im, sytë e mi..të hëngrën shqiptarët… jeta ime… Ah, nuk kam më kurajo”.

Nënë e 35-vjeçarit mes lotësh etiketon vrasësit e të birit, duke lënë të kuptohet se arsyeja lidhet me urrejtjen ndaj minoritetit grek.

“Pse ma vranë tim bir, përse trimin tim! E hëngrën qentë shqiptarë, nuk e duan minoritet grek. Tani nuk kam ç’e dua jetën pa djalin tim, pa shpirtin tim. Nuk e duroj dot këtë dhimbje.”.

I riu jetonte prej vitesh në Greqi, por kthehej shpesh në fshat, mbi kodrën e të cilit kishte ngritur një flamur, krenar për përkatësinë e tij greke.

Tv Klan






Të ngjashme