Buxheti i 2019-s me arritje dhe sfida


Buxheti i 2019-s me arritje dhe sfida

15:17 29/10/2018

Ardian Civici:

“Buxheti i 2019-s nuk mund të ketë një emër të përveçëm sepse nuk përqëndrohet vetëm në një fushë, megjithatë mund ta quajmë buxhetin e uljes së borxhit dhe defiçitit”.

Zef Preçi:

“Për mua është buxheti i vazhdimësisë, ka të njëjtat politika si në 3 vitet e shkuara”.

Kështu e shohin ekspertët e ekonomisë buxhetin e vitit të ardhshëm. Për profesor Civicin, parametrat e tij janë të qëndrueshëm, ndërsa investimet publike duket se do t’i japin kontribut kryesor në rritjen ekonomike vitin e ardhshëm.

Por për Zef Preçin, ana më pozitive e buxhetit është rritja e pagave, edhe pse për të duhet të ishte në të gjithë sektorët, ndërsa është skeptik për kostot që do të kenë në arkën e shtetit kontratat koncesionare.

Megjithatë ekspertët thonë se mbetet sfidë mbledhja e të ardhurave. Vitin e ardhshëm buxheti do të jetë 5.19 miliardë Dollarë, 220 milionë më shumë se ai i këtij viti, ndërsa të ardhurat rriten në të njëjtat nivele me rritjen ekonomike.

Por ekspertët janë skeptikë më mënyrën se si do të vjelë të ardhurat qeveria në momentin që po ul taksat për disa sektorë, ndërsa ka dhe një faturë të shtuar nga mbyllja e lojrave të fatit. Kjo do të lerë disa detyra të vështira në luftën kundër informalitetit.

Tv Klan






Të ngjashme